Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti të publikojë të dhënat për 171 mjekët që, sipas tij, janë kthyer në Kosovë gjatë vitit 2025, raporton GazetaBlic.
Ajo ka kërkuar sqarime se cili institucion i ka numëruar, cilat kritere janë përdorur dhe ku punojnë aktualisht këta mjekë.
Deliu-Kodra ka theksuar se angazhimi i përkohshëm i mjekëve nga diaspora nuk mund të barazohet me kthimin e tyre për të jetuar dhe punuar në Kosovë.
Burimi: gazetablic.com ↗

