Këngëtari Blero ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke shprehur zhgënjimin e tij përmes një postimi në InstaStory.
Në mesazhin e publikuar në rrjetin social, Blero ka shkruar se e ka të vështirë ta përshkruajë atë që po ndjen pas vendimit, duke e cilësuar ditën si të dhimbshme.
“Sot nuk e di as çka t’iu them fëmijëve të mi, njerëzit të cilët na sollën lirinë u dënuan. Sot na dënuan të gjithëve. Thjesht jam pa fjalë”, ka shkruar ai.
Foto: Instagram
Më tej, këngëtari u është drejtuar ish-krerëve të UÇK-së, duke u kërkuar që të qëndrojnë të fortë.
“Ju lus që ta mbani qetësinë edhe pse nuk është lehtë. Armiku na don të përçarë”, ka shkruar Blero.
Në fund të reagimit të tij, ka kujtuar edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke shkruar: “Mos harroni që e kemi edhe shkallën e dytë”, derisa në pjesën e poshtme të postimit ka vendosur mbishkrimin “Deri në vdekje dhe mbas saj UÇK”.
Reagimi i Bleros vjen pas aktgjykimit të shpallur më 16 shtator në Hagë.
Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, Jakup Krasniqi me 25 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim, për një total prej 81 vitesh. /Telegrafi/