Blake Lively ka deklaruar në dokumente të reja gjyqësore se ka pësuar dëmtim të reputacionit që i ka kushtuar rreth 40 milionë dollarë, si pasojë e një fushate PR-je të supozuar të zhvilluar nga kompania e produksionit e Justin Baldoni.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga Daily Mail, Lively po kërkon dëmshpërblim nga Wayfarer Studios LLC e Baldonit dhe kompania e produksionit It Ends With Us Movie (IEWUM) LLC, në një shumë që varion nga 142 milionë deri në pothuajse 300 milionë dollarë, si pjesë e betejës së saj ligjore.
Në një parashtresë të fundit, aktorja 38-vjeçare pretendon se etiketa “mean girl” (vajzë e ligë) dhe terma të tjerë negativë që u përhapën gjatë konfliktit me studion e Baldonit kanë shkaktuar një dëm reputacional prej rreth 36.5 deri në 40.5 milionë dollarë.
Përveç “vajzë e ligë”, në dokumente përmenden edhe terma si “bullizuese” dhe “e pandjeshme”, të cilët sipas saj janë lidhur me emrin e saj në internet, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare në reputacion.
Përpjekja e Lively për të vlerësuar dëmin e saj reputacional në para vjen pasi ajo kundërshtoi planin e Wayfarer për t’i treguar jurisë artikuj që e përshkruanin si “vajzë e ligë” dhe “bullizuese”.
Ajo po vazhdon çështjen e saj ligjore pasi gjykatësi hodhi poshtë 10 nga 13 pretendimet e saj, përfshirë akuzat për ngacmim seksual nga Baldoni, të cilat ai i ka mohuar kategorikisht.
Megjithatë, pretendimet e saj për hakmarrje nga Wayfarer dhe IEWUM, ndihmë në hakmarrje nga agjencia PR The Agency Group, si dhe shkelje kontrate ndaj IEWUM, janë pranuar dhe çështja vazhdon.
Në një parashtresë të fundit, Blake Lively ka detajuar dëmet e pretenduara, duke i ndarë me shuma specifike që lidhen me dëmtimin e supozuar të reputacionit të saj.
Ajo pretendon dëmshpërblim në shumën prej rreth 24,375,267 dollarësh, bazuar në një vlerësim konservativ prej 116,959,530 shikimesh (impressions) të deklaratave të supozuara shpifëse, dhe kjo vlerësim mbetet subjekt i dëshmisë së ekspertëve.