Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar. Ai është nisur për eremoninë e nënshkrimit për vizat.
AI ka shtuar se qytetarët nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë lirshëm.
”Procesi i liberalizimit të vizave më në fund ka përfunduar. Qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari 2024. Sot shënojmë një hap të rëndësishëm pranë familjes evropiane”, ka shkruar ai në Twitter, të martën.
Ndërkaq, zyra e kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se Besnik Bislimi nesër do të udhëtojë për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën
The visa liberalization process has finally come to an end. Our citizens will be able to travel without visas from January 1, 2024.
Today we mark an important step closer to the European family 🇽🇰🇪🇺 pic.twitter.com/EE5fVzNVkL
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) April 18, 2023