KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bisedimet e para pozitive, Xabi Alonso në negociata për të marrë drejtimin e gjigantit anglez

Bisedimet e para pozitive, Xabi Alonso në negociata për të marrë drejtimin e gjigantit anglez

Sipas raportimeve, ish-trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, është shfaqur si “favoriti i qartë” për të qenë trajneri i ardhshëm i Chelseat.

Chelsea është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të ish-shefit të pankinës, Liam Rosenior, muajin e kaluar.

Pozita e Roseniorit u bë shpejt e paqëndrueshme pas një sezoni të turpshëm për “Blutë”, të cilët po duken gjithnjë e më të rrezikuar që këtë edicion ta mbyllin në gjysmën e poshtme të tabelës së Premier League.

Fillimisht, raportimet sugjeronin se trajneri aktual i Bournemouthit, Andoni Iraola, i cili në verë pritet të mbetet lojtar i lire, ishte objektivi kryesor i Chelseat, por tani duket se londinezët e kanë kthyer vëmendjen te Alonso.

Kjo sipas mediumit Fichajes, ku faqja spanjolle pretendon se Alonso është “favoriti i qartë” i Chelseat dhe po “fiton hov”, për shkak të tri faktorëve kryesorë.

“Chelsea ka nisur kërkimin për një trajner të ri me qëllimin për ta ripërcaktuar projektin sportiv pas një periudhe të shënuar nga paqëndrueshmëria”.

“Klubi londinez dëshiron të bëjë një hap vendimtar dhe të zgjedhë një profil që kombinon rininë, ide të qarta dhe aftësi lidershipi”.

“Në këtë kontekst, emri që ka marrë më së shumti vëmendje në orët e fundit është ai i Xabi Alonsos”.

“Trajneri i lindur në Tolosa duket se është favoriti i qartë për të marrë drejtimin e bankinës në ‘Stamford Bridge’, në atë që mund të jetë një nga lëvizjet më të rëndësishme të verës”, thuhej në raport./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.