Këngëtarja amerikane Billie Eilish është shfaqur për herë të parë në tapetin e kuq me partnerin e saj të ri, aktorin dhe muzikantin Nat Wolff.
Sipas Index.hr, çifti u paraqit së bashku në premierën në Los Angeles të filmit të saj të ri koncertal, “Billie Eilish – Hit Me Hard and Soft: The Tour (Live in 3D)”, e cila u mbajt të mërkurën në maj 2026. Edhe pse ata janë përfolur prej kohësh, kjo ishte hera e parë që u fotografuan zyrtarisht së bashku në një event publik, duke e konfirmuar kështu edhe më qartë lidhjen e tyre.
Për këtë paraqitje, Billie (24) kishte zgjedhur një kombinim jo të zakonshëm: një bluzë të gjelbër mbi një këmishë të bardhë me mëngë të gjata dhe një fund të zi, ndërsa veshjen e plotësoi me çorape të kuqe dhe blu. Ndërkohë, Wolff (31) u shfaq me një kostum kafe me dy rreshta dhe këmishë të bardhë, duke ruajtur një stil më klasik.
Billie Eilish dhe Nat Wolff (Foto: Profimedia)
Në media, dyshja u lidh për herë të parë me thashetheme në mars 2025, kur u panë duke u larguar bashkë nga një ceremoni çmimesh. Më pas, në qershor 2025, ata u fotografuan duke u puthur në një ballkon në Venecia. Nat Wolff është shfaqur edhe në videoklipin e Billiet për këngën “Chihiro”, ndërsa ai dhe vëllai i tij Alex kanë qenë gjithashtu pjesë e turneut të saj “Hit Me Hard and Soft” si grup hapës.
Në një deklaratë të cituar nga artikulli, Wolff e ka vlerësuar Billien si një person që, sipas tij, “është më e mirë se të gjithë të tjerët në çfarëdo që merret”. Ai ka treguar edhe një episod me kalërim, ku instruktori i kishte thënë se, nëse Billie do ta përqendronte energjinë e saj vetëm aty, “do të mund të përfundonte edhe në Lojërat Olimpike” – koment që ai e përdori për të theksuar vendosmërinë dhe talentin e saj.
– YouTube youtu.be
Billie Eilish më herët ka qenë e lidhur edhe me Jesse Rutherford, me të cilin u nda në maj 2023 pas më pak se një viti lidhjeje, si dhe është përfolur në të kaluarën për marrëdhënie me Brandon Adams (7:AMP) dhe Matthew Tyler Vorce. /Telegrafi/