Prof. Dr. Biljana Angelova është rizgjedhur rektore e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (UKIM) në Shkup, njofton AIM.
Angellova është profesoreshë e rregullt në Institutin e Ekonomisë në Shkup.
Stafi mësimor dhe shkencor i secilës njësi brenda UKIM sot nga ora 12:00 deri në orën 14:00 votoi me votim të fshehtë midis dy kandidatëve për rektorin e ri, profesorëve: Biljana Angellova dhe Darko Danev, profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup.
Angellova, siç thuhet në Procesverbal, fitoi 2.924 pikë, ndërsa Danev fitoi 2.675 pikë.
Mandati i dytë i Angelovës do të zgjasë nga 16 shtatori 2026 deri më 15 shtator 2029, thuhet ndër të tjera në Vendimin e Komisionit./Telegrafi/