KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Big brother” në shkollë: Prindërit i vëzhgojnë fëmijët online (VIDEO)

“Big brother” në shkollë: Prindërit i vëzhgojnë fëmijët online (VIDEO)

Veprimet që i bëjnë brenda klasës, shpejt do t`iu dalin jashtë saj. Notat që i marrin e orët që i lëshojnë, sikur edhe leximin që e bëjnë, në kohë reale mund ta shohin prindërit e secilit nxënës të shkollës fillore SHMU1, në Vushtrri.

Krejt këta filloristë monitorohen nga familjarët, falë një platforme që e krijoi  nxënësi Leart Maloku, bashkë me menaxhmentin e institucionit.

E kjo po thuhet se iu ndihmon edhe prindërve duke ua kursyer edhe kohën.

Pos këtyre, platforma që përmban edhe të dhëna të tjera, punën ua bëri më të lehtë edhe stafit.

Bile me një të tillë thuhet se është e para në nivel vendi.

Në platformën shkollore SHMU1, do të regjistrohen mbi 650 prindër, aq nxënës sa ka krejt ky institucion.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.