KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Bien çmimet e veturave në Zvicër, konkurrenca nga markat kineze po rritet

Bien çmimet e veturave në Zvicër, konkurrenca nga markat kineze po rritet

Çmimet mesatare të veturave të reja dhe të përdorura në Zvicër kanë shënuar rënie edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026. Ndër faktorët kryesorë është konkurrenca në rritje nga prodhuesit kinezë, të cilët ofrojnë modele me çmime më të ulëta.

Sipas një analize të tregut të publikuar më 14 tetor nga AutoScout24, një prej platformave kryesore për shitjen e veturave në Zvicër, çmimet mesatare të kërkuara për veturat e reja të publikuara në platformë kanë rënë për 2,6 për qind krahasuar me tremujorin e dytë, ndërsa rënia vjetore ka arritur në 5,8 për qind, raporton Swissinfo.

Tendenca e njëjtë është vërejtur edhe në tregun e veturave të përdorura. Çmimet mesatare në këtë kategori kanë rënë për 0,8 për qind në krahasim me tremujorin paraprak dhe për 4,3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Rënia më e madhe te veturat me benzinë dhe hibridet plug-in

Rëniet më të theksuara janë regjistruar në disa kategori të veturave të reja. Çmimet e veturave me benzinë kanë rënë për 4,4 për qind në krahasim me tremujorin paraprak dhe për 4,9 për qind në nivel vjetor.

Rënie edhe më e madhe është shënuar te veturat e reja hibride plug-in, çmimet e të cilave kanë rënë për 16 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, veturat elektrike të përdorura kanë shënuar një rritje të lehtë të çmimeve, prej 1,5 për qind, krahasuar me periudhën prill–qershor. Megjithatë, në nivel vjetor, çmimet e tyre vazhdojnë të jenë në rënie, me 1,4 për qind, transmeton Telegrafi.

Prodhuesit kinezë po rrisin konkurrencën

Rënia e çmimeve është pjesë e një tendence që ka kohë që është shfaqur në tregun zviceran. Që në pranverë, AutoScout24, platformë në pronësi të Swiss Marketplace Group (SMG), kishte vënë në pah praninë gjithnjë e më të madhe të prodhuesve kinezë, të cilët ofrojnë vetura me çmime më konkurruese.

Përveç çmimeve më të ulëta, interesimin për këto marka po e shtyjnë përpara edhe përparimet teknologjike dhe ritmi i shpejtë i inovacionit.

Rritet numri i veturave të shpallura për shitje

Gjatë tremujorit të tretë, numri i veturave të shpallura për shitje në AutoScout24 është rritur për 0,7 për qind krahasuar me tremujorin paraprak dhe për 2,6 për qind në nivel vjetor.

Kjo rritje i atribuohet kryesisht tregut të veturave të përdorura, ku numri i shpalljeve është rritur përkatësisht për 0,9 dhe 2,5 për qind.

Në kategorinë e veturave të reja, numri i shpalljeve ka rënë për 0,8 për qind në krahasim me tremujorin paraprak, por është rritur për 3,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.