KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Bie numri i qirave në tremujorin e dytë – Qiratë mujore arritën në 1.2 milionë euro

Bie numri i qirave në tremujorin e dytë – Qiratë mujore arritën në 1.2 milionë euro

Në tremujorin e dytë të këtij viti në Regjistrin e Çmimeve dhe Qirave janë evidentuar 2 mijë e 148 kontrata qiraje, që paraqet rënie prej 17 për qind krahasuar me tremujorin paraprak, njofton agjencia e lajmeve MIA.

Sipas të dhënave të regjistrit, vlera totale e qirave mujore ka arritur në 1.2 milionë euro, duke shënuar rritje prej 9 për qind në raport me tremujorin e parë. Numri më i madh i qirave i përket hapësirave afariste me 935 kontrata, pasuar nga banesat me 630 dhe shtëpitë me 235 qira.

Krahasuar me tremujorin e parë, qiratë e banesave kanë shënuar rënie prej 14 për qind, ndërsa tek hapësirat afariste numri i qirave ka rënë për 8 për qind, por vlera totale e tyre është rritur për 20 për qind. Më së shumti qira janë regjistruar në Komunën Qendër në Shkup, me 286 raste, pasuar nga Aerodromi, Karposhi dhe Manastiri. Në tremujorin e dytë janë dhënë me qira gjithsej 2.4 milionë metra katrorë prona të paluajtshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.