KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bie nga kati i gjashtë i një banese një e mitur në Pejë, dërgohet në QKUK – rasti po hetohet

Bie nga kati i gjashtë i një banese një e mitur në Pejë, dërgohet në QKUK – rasti po hetohet

Një e mitur sot rreth orës 00:50 ka rënë nga kati i gjashtë i terasës së banesës në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se e lënduara nga Spitali i Pejës është transferuar në QKUK.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur rrugën ‘Myrvete Maksutaj’ në Pejë. Një mitur ka rënë nga terasa e banesës ( kati i 6-të), Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. E lënduara është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, e më pas në QKUK-Prishtinë”, ka thënë Rugova.

Ndërkohë, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, janë duke hetuar se si ka ardhur deri te ky rast. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.