Bianca Censori vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për stilin e saj të guximshëm.
Gjatë një daljeje me bashkëshortin e saj, Kanye West, në lokalin e njohur Chateau Marmont, ajo u shfaq me një veshje ekstravagante që mori menjëherë vëmendjen e medieve dhe fansave.
Arkitektja australiane 31-vjeçare zgjodhi një kostum trupi ngjyrë argjendi, shumë të hapur, që vinte në pah format e saj trupore, shkruan DailyMail.
Pamjen e kompletoi me taka platformë në nuancë nude dhe një xhaketë me thekë argjendi, ndërsa flokët biondë i kishte stiluar të ndarë anash.
Nga ana tjetër, Kanye West u shfaq me një stil më casual, i veshur me xhaketë bomber kafe, këmishë të bardhë dhe pantallona lëkure.
Çifti u pa duke ecur dorë për dore teksa largoheshin nga lokali i famshëm në Los Angeles.
Që prej martesës së tyre në vitin 2022, Bianca është komentuar shpesh për zgjedhjet e saj të guximshme në modë.
Ajo ka tërhequr vëmendje edhe në evente të mëdha, përfshirë paraqitjen e shumëpërfolur në ceremoninë e Grammy Awards, ku u shfaq me një veshje transparente.
Në një intervistë të fundit, Bianca ka mohuar pretendimet se Kanye kontrollon mënyrën si ajo vishet, duke theksuar se gjithçka është një bashkëpunim mes tyre dhe se çdo paraqitje është zgjedhje personale. /Telegrafi/
