KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Besnik Tahiri: Qeveri pa ide e pa vizion, me një agjendë legjislative qesharake

Besnik Tahiri: Qeveri pa ide e pa vizion, me një agjendë legjislative qesharake

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar planin legjislativ të Qeverisë, duke e cilësuar atë si të nxituar dhe pa vizion të qartë zhvillimor.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se Qeveria po synon të trajtojë rreth 24 ligje brenda një tremujori, me një ritëm prej dy ligjesh në javë, pa bërë vlerësime të mirëfillta të ndikimit të tyre.

Sipas tij, një proces serioz legjislativ kërkon konceptim, hartim të projektligjeve, konsultime, koordinim ndërsektorial, shqyrtim të komenteve dhe amendamentim, proces që, varësisht nga kompleksiteti, mund të zgjasë mesatarisht rreth 12 javë.

Tahiri ka vlerësuar se realizimi i kësaj agjende do të kërkonte zhvillimin e dhjetëra proceseve legjislative paralelisht, duke vënë në ngarkesë ministritë dhe mekanizmat e koordinimit.

Ai ka kritikuar Qeverinë se, pas dy vitesh me ngërçe institucionale, po rrezikon ta zëvendësojë ngecjen me një rrëmujë legjislative.

“Por as numri i ligjeve nuk e zëvendëson mungesën e vizionit, as nxitimi nuk prodhon zhvillim”, ka shkruar Tahiri.

Në përfundim, nënkryetari i Aleancës e ka cilësuar planin legjislativ të Qeverisë si “qesharak”, duke e përmbledhur kritikën e tij me vlerësimin se bëhet fjalë për një qeveri pa ide dhe pa vizion.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.