Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka zgjedhur udhëheqjen e re pas mbledhjes së parë të mbajtur për vitin 2026, në përbërje të re të anëtarëve të emëruar nga Kuvendi i Kosovës.
Në mbledhjen e mbajtur më 5 maj 2026, komisioni në përbërje të plotë ka zgjedhur kryetarin dhe nënkryetaren e institucionit, në përputhje me Ligjin për KPM-në.
Pas procesit të votimit, kryetar i KPM-së është zgjedhur Besnik Berisha, ndërsa nënkryetare është zgjedhur Drita Morina. Mandatet e tyre do të jenë dyvjeçare.
Mbledhja është hapur nga anëtarja më e vjetër e komisionit, Suada Džogović, ndërsa në përbërjen e re bëjnë pjesë edhe anëtarët Hysni Mustafa, Luljeta Aliu dhe Serpin Emruši.
Berisha është në mandatin e tij të dytë në KPM dhe vlerësohet se sjell përvojë të gjatë në fushën e rregullimit të mediave dhe telekomunikimit.
Sipas njoftimit, përvoja e tij institucionale konsiderohet vlerë e shtuar në drejtimin e KPM-së, në një periudhë që kërkon forcim të pavarësisë së mediave dhe përshtatje me zhvillimet teknologjike në sektor. /Telegrafi/