KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Besim Shala tregon se cilat janë kriteret kryesore që duhet t’i plotësojë një klub apo federatë për të përfituar nga Ligji për Sponsorizim

Besim Shala tregon se cilat janë kriteret kryesore që duhet t’i plotësojë një klub apo federatë për të përfituar nga Ligji për Sponsorizim

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit të Sponsorizimit në Sport, i cili flet për një nga çështjet më të rëndësishme për zhvillimin e sportit në Kosovë – financimin përmes ligjit të sponsorizimit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Shala fillimisht ka zbuluar se cilat janë kriteret bazë që duhen plotësuar, në mënyrë që një klube apo federatë të përfitojë nga Ligji për Sponsorizim.

“Kriteri bazë është që klubet ose OJQ-të duhet të jenë pjesë e federatave përkatëse. Domethanë, në qoftë se është një klub i Federatës, klub ose shkollë e futbollit, duhet të jetë pjesë e Federatës së Futbollit e licencume”.

“Edhe kriteret tjera që parashihen, domethënë janë kuadër të ligjit edhe të Rregullores, domethënë duhet të përcaktohet qartë interesi publik, se çka parasheh”.

“Pjesa e shpenzimeve, siç ka parasheh të mbulohet me anë të Ligjit për Sponsorizimet, marrëveshja që lidhet mes sponsorit dhe përfituesit, dokumenta tjera që janë bazë, që është plani i aktiviteteve, plani financiar”.

“Domethanë më shumë janë çështje procedurale, pra si pjesë kryesore është bazë është marrëveshja që lidhet me sponsorit dhe përfituesit, që parashihen edhe kriteret edhe aktivitetet që kanë moralizu në kuadër të atij sponsori”, ka thënë Shala mes tjerash.

Episodin e plotë me Besim Shalën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.