KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Besfort Zeneli zbulon mesazhet kërcënuese pas vendimit për të mos luajtur për Kosovën

Besfort Zeneli zbulon mesazhet kërcënuese pas vendimit për të mos luajtur për Kosovën

Besfort Zeneli ka folur për reagimet që ka marrë pas vendimit për ta përfaqësuar kombëtaren e Suedisë, duke zbuluar se mesazhet që i janë drejtuar kanë qenë edhe kërcënuese.

Mesfushori 23-vjeçar, i cili më herët kishte luajtur për grupmoshat e Kosovës, tregoi se zgjedhja e tij për të veshur fanellën e Suedisë ka nxitur reagime të ashpra.

“Kam marrë shumë mesazhe kërcënuese pasi zgjodha të luaj për kombëtaren e Suedisë”, ka deklaruar Zeneli, shkruan sudinfo.be.

Para se t’i bashkohej përfaqësueses suedeze, Zeneli kishte zhvilluar gjashtë ndeshje me Kosovën U21. Ai tashmë numëron dhjetë paraqitje me Suedinë.

Futbollisti është vëllai i vogël i Arbër Zenelit dhe është formuar si lojtar te Elfsborgu, skuadër nga e cila në janar u transferua te Royale Union, për shumën prej 3.8 milionë eurosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.