KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Berlini dhe Parisi i hapin Zvicrës derën e “Made in Europe”

Berlini dhe Parisi i hapin Zvicrës derën e “Made in Europe”

Gjermania dhe Franca po i hapin rrugën Zvicrës për t’iu bashkuar politikës industriale “Made in Europe” (Prodhuar në Evropë), por me kushte të rrepta.

Sipas propozimit, Zvicra do të trajtohej në mënyrë të barabartë me vendet e Zonës Ekonomike Evropiane dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo parashihet në një dokument të përbashkët të qëndrimit franko-gjerman, të publikuar të enjten, një kopje e të cilit është parë nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA, raporton Swissinfo.

Megjithatë, jo të gjitha partitë politike gjermane e kanë mbështetur propozimin për përfshirjen e Zvicrës. Këtë e ka paralajmëruar një diplomat në Bruksel, i cili ka folur në kushte anonimiteti.

Agjencia franceze e lajmeve AFP ishte e para që raportoi për këtë zhvillim.

Pjesëmarrja e Zvicrës do të kushtëzohej dhe do të kërkonte një marrëveshje formale, ka shpjeguar diplomati, transmeton Telegrafi.

Termi “Made in Europe” i referohet një politike që favorizon produktet evropiane në prokurimin publik, çështje kjo që aktualisht po diskutohet në Bashkimin Evropian (BE).

Një nga çështjet kryesore të debatit është nëse duhet të përfshihen edhe shtetet evropiane që nuk janë anëtare të BE-së, siç është Zvicra.

Qeveria zvicerane ka lobuar për muaj të tërë te fqinjët e saj evropianë, në përpjekje për të siguruar përfshirjen e vendit në këtë politikë industriale./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.