Deputeti i AAK-së Bekë Berisha tha se koncepti fillestarë i byrosë për konfiskimin e pasurisë ka qenë propagandist, populist dhe ka shërbyer për të frikësuar qytetarët.
Berisha iu drejtua ministres së drejtësisë, Donika Gërvalla duke u tallur me pushtetin “me u tutë nga Enver Dugolli e Sali Zyba se po vinë e po na marrin shtëpinë”.
Berisha tha se nuk e voton vetëm për t’u treguar se nuk duhet frikësuar nga propagandat.
“Dua t’i them ministres që ka ardhë këtu në Kosovë, që as nuk frikësohen, as nuk ikin as nuk i hajnë këto propaganda. Ju badihava po e transmetoni se ka me u konfisku dikujt pasuria.. Kjo veç tregon që zgjedhjet janë afër, veç po pres edhe këto paratë e fëmijëve kur po ua jepni dhe do të shkojmë në zgjedhje. Ministrja ka nostalgji edhe për të kaluarën e Enver Hoxhës atje, këto kategoritë që i përmenda me i shpallë kolak, njerëzit e lirë dhe me u tutë na nga Enver Dugolli, Sali Zybës se po vinë e po na marrin shtëpinë. Ministre nuk bëhet kjo punë hiç, as nuk po e frikëson askënd. Unë edhe ta votoj këtë sa për tutë, por nuk dua vetëm me iu tregu këtyre se kurrë nuk duhet me u frikësu prej propagandës dhe pallavrave që po i bëni që pesë vite”, tha Berisha.
Berisha tha se njerëzit nuk do të frikësohen me propaganda të tilla.
Sipas tij, kjo tregon se zgjedhjet janë afër, veç edhe shtesat e fëmijëve kanë mbet për të shkuar në zgjedhje.
“Koncepti fillestar i byrosë për konfiskimin e pasurisë, si në fushata siç e keni bë ju së pari, si pararoje duke i shpallë njerëzit oligarkë e të korruptuar, ka qenë propagandistik populist edhe ka shërbyer për frikësim dhe po shërben dhe tash. Këtu koncepti fillestar ka qenë me krijua një lloj rrëfimi, ku njerëzit njëherë kanë me i frikësua, disa kanë me ik nga Kosova se kanë me ia konfiskua pasurinë por edhe disa kanë me u nënshtrua”, tha Berisha.