KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Berisha: Studentët kanë të drejtë, ky sistem i bazuar te droga duhet shembur

Berisha: Studentët kanë të drejtë, ky sistem i bazuar te droga duhet shembur

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve, prindërve, biznesmenëve dhe demokratëve që t’u bashkohen studentëve në protestë, duke mbështetur kërkesën e tyre për përmbysjen e sistemit politik.

Në një deklaratë, Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, vjedhje të pasurive publike dhe dhunë ndaj protestuesve. Sipas tij, sistemi aktual është ndërtuar mbi drogën dhe vjedhjen e miliarda eurove, prandaj duhet të përmbyset sa më parë.

“Kërkojnë përmbysjen e sistemit dhe kanë 100 për qind të drejtë”, deklaroi Berisha, duke i krahasuar studentët me të rinjtë që dolën në protesta në vitin 1990.

Ai u ndal edhe te debatet për dëmtimin e pronave gjatë protestave, duke thënë se, ndonëse është kundër prekjes së tyre, qytetarët duhet të reagojnë edhe ndaj asaj që ai e cilësoi si grabitje të pasurive publike nga qeveria.

– YouTube www.youtube.com

Në këtë kontekst, Berisha përmendi Portin e Durrësit, për të cilin pretendoi se po grabitet nga Rama dhe një grup njerëzish, duke e vlerësuar pasurinë në katër miliardë euro.

Kreu i PD-së akuzoi gjithashtu policinë për dhunë ndaj studentëve, duke përshkruar skena të rënda gjatë protestave dhe duke pretenduar se protestuesit janë goditur me çizme dhe shkelma, përfshirë në kokë.

“Çdo orë që kalon është një humbje e madhe për ne”, tha Berisha, duke u bërë thirrje bizneseve që të mbyllin përkohësisht aktivitetet në shenjë solidariteti me studentët.

Ai kërkoi që biznesmenët të ulin qepenat dhe të shprehin publikisht mbështetjen për protestuesit, ndërsa përshëndeti studentët dhe gjimnazistët për atë që e cilësoi si vendim historik për t’u përballur me qeverinë.

Në fund, Berisha siguroi se Partia Demokratike do të vazhdojë të mbështesë protestuesit dhe do t’u ofrojë mbrojtjen maksimale, duke e cilësuar lëvizjen e tyre si një revoltë për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.