KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Berisha: Qytetarët të mbështesin studentët, Rama po planifikon destabilizimin e vendit

Berisha: Qytetarët të mbështesin studentët, Rama po planifikon destabilizimin e vendit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’u bashkohen studentëve dhe të rinjve në mbështetje të protestës së tyre, e cila ka hyrë në ditën e nëntë te saj.

Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përgatit një plan për të destabilizuar vendin.

Sipas kreut të PD-së, ky plan synon krijimin e situatave të dhunshme.

“Edi Rama ka një plan tjetër diabolik, për të cilin paralajmëroj çdo qytetar shqiptar. Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët për këtë, vetëm e vetëm që të ruajë pushtetin e tij”, deklaroi Berisha.

Gjatë videomesazhit, Berisha ngriti akuza edhe për persona të maskuar, të cilët, sipas tij, janë filmuar duke dalë nga ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe duke u infiltruar mes protestuesve.

Sipas kreut të opozitës, këta persona dyshohet se synojnë të nxisin incidente dhe të kryejnë veprime të paligjshme.

“Një grup personash me dopio maska janë filmuar ditën e djeshme duke dalë nga Ministria e Brendshme, me fytyrë të mbuluar me maskë të zezë, por edhe me maskën tjetër, duke thirrur ‘Rama në burg’, me qëllim për të mësyrë bizneset private dhe për të realizuar krime të tjera ndaj protestuesve, që t’u faturohen studentëve”, u shpreh Berisha./euronews

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.