Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, është paraqitur para pak çastesh në Gjykatën e Posaçme për të zbatuar masën “detyrim paraqitjeje”.
Duke e konsideruar si një procedurë të zakonshme, ai ka hyrë i qeshur në gjykatë, dhe ka takuar edhe disa nga të pranishmit.
Berisha, pritet të flasë për gazetarët në momentin e daljes nga ambientet e GJKKO, transmeton Top Chanel TV.
Burimi: klankosova.tv ↗

