Opinionistja Kimete Berisha ka vazhduar kritikat ndaj kryeministri Albin Kurti për qasjen që po ndjek në procesin e dialogut me Serbinë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ndërkombëtaret nuk po e marrin seriozisht kryeministrin e Kosovës.
“Kur dikush t’i ofron dy mundësi, të merr seriozisht, sepse ta jep mundësinë të zgjedhësh. Por, kur t’i jep 15-të mundësi, tallet me ty, sepse nuk mund të jetë serioz një dokument me 15-të versione. Kur t’i ofrojnë 15 versione të Asociacionit, njëkohësisht presin prej teje (përveç t’i refuzosh Asociacionet industriale)…presin prej teje të dorëzohesh!”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, nëse Kurtit nuk i pëlqejnë asnjë nga modelet e ofruara, ai tregon se nuk është kompetent.
“Ndërkohë, shumë zgjedhje të fusin në grackë. Nëse 15-të Asociacione për ty nuk mjaftojnë – atëherë ti s’je serioz, s’je kompetent, diçka me ty nuk është në rregull, pasi që nuk t’pëlqen asgjë, shkaku se ty t’pëlqen diçka tjetër – që nuk ekziston”, ka shkruar Berisha.