KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Berisha: Edhe Rama së bashku me Vuçiqin janë autorë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Berisha: Edhe Rama së bashku me Vuçiqin janë autorë për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, e ka komentuar dënimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi.

Ai vlerëson se edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është autor në këtë proces së bashku me ish-presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kjo drejtësi nuk më bind. Edhe Edi Rama është autor së bashku me Vuçiqin në këtë proces”, vlerësoi Sali Berisha në Tëvë1.

Tutje, kreu demokrat shpreson se drejtësia do të vihet në vend në shkallën e Apelit.

“Shpresoj se Apeli do ta përmirësojë këtë gabim. Dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë shumë të rënda”, theksoi Sali Berisha.

Thaçi, Krasniqi, Veseli Selimi janë dënuar me gjithsej 81 vjet burg.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.