TË FUNDIT

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    March 29, 2023

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Opinione»Berisha: Çka i ka pëlqyer Albin Kurtit që buzëqesh si hijena nga sevdaja e këtij plani?
    Opinione

    Berisha: Çka i ka pëlqyer Albin Kurtit që buzëqesh si hijena nga sevdaja e këtij plani?

    By A.JFebruary 28, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Kështu shkruan analistja e njohur Kimete Berisha, lidhur me planin evropian:

    Çka i ka pëlqyer Albin Kurtit në këtë plan?

    – Është plan, s’është marrëveshje!

    Plan për t’u marrë vesh, një ditë.

    – Me këtë plan, Kosova ka mbetur temë e hapur;

    problem i pazgjidhur;

    përjetësisht e varur nga disponimi i Serbisë!

    – Asgjë e re në Perëndim.

    Plani është i vjetër, por ‘shitet’ si plan i ri.

    – Sipas disa pikave të këtij plani duket sikur dje ka përfunduar lufta.

    – Sipas një pike të planit, duket sikur Evropa po mundohet ta ndal një luftë që ka përfunduar në vitin 1999.

    – Plani është i paqartë, i përgjithësuar dhe me etj…

    Ku ka etj. nuk ka kufij…

    që do të thotë se planin mund të interpretosh si të duash, por asnjë zor ligjor nuk të detyron ta zbatosh.

    – Askund nuk shkruan, nëse nuk e respekton…të pret ndëshkimi.

    – E vetmja vërejtje dhe detyrim është zbatimi i marrëveshjeve të vjetra (Asociacioni).

    Pra, Neni 10 është i vetmi nen i qartë, detyrues dhe të gjitha nenet e tjera (që janë fraza dhe dëshira) i shërbejnë nenit 10.

    – Ky plan e ka veç një nen: Nenin 10.

    Të tjerat janë nene artificiale.

    – Plani i është dedikuar popujve primitiv, prandaj:

    çështjet më të parëndësishme i kanë rënditur të parat, nenin më të rrezikshëm e kanë vendosur të fundit në plan,

    për mashtrim optik – sa më poshtë neni, demek, më i parëndësishëm’!

    – Siç është neni 1 (kryesori) anipse e ka fjalën për targa, vula doganore, diploma e pasaporta…

    Sipas planit franko-gjerman, më të rëndësishme janë targat sesa Asociacioni që anipse e ndan Kosovën, e ka vendin në fund.

    – Neni 10: ‘Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese.

    – Çka i ka pëlqyer Albin Kurtit në këtë plan?

    I ka pëlqyer kjo fjali:

    – ‘Të vetëdijshëm se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit dhe sovranitetit territorial’…

    E kanë fjalën për respektimin e sovranitetit të Kosovës, në bazë të Kushtetutës së Kosovës,

    në bazë tē Kushtetutës së Serbisë (ku Kosova është pjesë e Serbisë) apo në bazë të OKB-së.

    (Sipas Rezolutës 1244, Kosova është territor i Serbisë).

    – Çka i ka pëlqyer Albin Kurtit në këtë plan?

    I ka pëlqyer fjalia:

    – ‘Duke u nisur nga faktet historike…’

    Faktet historike, të cilit popull?

    Në historinë e kujt bazohet plani: Në historinë e serbëve apo të shqiptarëve.

    Sllavët i kanë vjedhur nga shqiptarët edhe Legjendat: Legjendën e Murimit dhe Këngët e Kreshnikëve: e kanë vjedhur Mujin e Halilin, dje e kanë vjedhur edhe lahutën…

    – Në cilën histori bazohet plani kur thotë ‘duke u nisur nga faktet historike’!

    Kjo fjali na kthen në shekullin XV.

    – Çka i ka pëlqyer Albin Kurtit që buzëqesh si hijena nga sevdaja e këtij plani:

    Në njërën anë plani thotë:

    ‘pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit!…

    që bie në kundërthënie me nenin 2.

    – Neni 2 është i përgjithësuar dhe më duket se këtu buron kënaqësia e Albin Kurtit.

    Por, hijena qesh nga pasiguria, jo nga lumturia.

    -,Neni i fundit e rrëzon nenin 2, sepse Asociacioni i komunave me shumicë serbe e ndryshon hartën dhe kufijtë e Kosovës.

    – Çka i pëlqeu aq shumë Albin Kurtit në plan, që u bë petull?

    I pëlqeu neni 7…’vetë-menaxhimi i serbëve dhe mbështetjen e tyre financiare nga Serbia’…

    – Serbia i ka blerë të gjitha banesat e shqiptarëve në Veri dhe pa leje ka ndërtuar e ndërton lagje për serbët inekIstentë (që ka planifikuar t’i sjell në Veri),

    Veriu i Kosovës de fakto është i pushtuar nga Serbia.

    Plani so ta bëj de jure këtë fakt.

    -,I ka pëlqyer kaq shumë Albin Kurtit që ta bëjë Kishën Ortodokse serbe shtet në vete!

    Shtet n’vete është Kisha.

    As Presidenti i Kosovës nuk mund të hyjë në kisha e manastire pa leje!

    Ashtu siç FSK nuk mund të hyjë në Veriun e Kosovës, as me leje!

    Ky plan (plani për të filluar bisedimet e reja) tregon se marrëveshja vlen vetëm për Kosovën. Se Kosova ka nevojë për marrëveshje, jo Serbia!

    – Mendoj se Albin Kurti ka blerë kohë me këtë plan.

    Prandaj i ka pëlqyer.

    Kujton që përnjëmend ka blerë kohë.

    P.S. Më e rënda është që ‘s’ka mbetur njeri serioz për ta lexuar.

    Kam mall ta lexoj një shkrim të një njeriu normal.

    Ju bile më keni mua

    Unë s’kam kë ta lexoj.

    Krejt disa kruzhoqe ‘opinionistësh’….palidhje!

    Të gjithë ata që kanë ditur – janë plakur ose kanë vdekur.





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Saranda Bogujevci: Kam të dashur, jo të gjithë i kemi mundësitë të kemi një jetë tradicionale

    March 10, 2023

    “Nesër Albin Kurti e nënshkruan kapitullimin e tij politik”

    February 26, 2023

    “Më shumë se 1 Prilli, Dita e Shën Valentinit është për budallenj”

    February 15, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    By A.JMarch 29, 20230

    Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se në Shtëpinë e Verdhë nuk ka pasur asnjëherë pjestarë…

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023

    Eurodeputeti Mandl: Marrëveshja e Ohrit s’ka ende njohje, bile as njohje de fakto

    March 29, 2023

    TË TJERA

    Xhuli përgatit pite për iftar për shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

    March 29, 2023

    “Dalja e Kiarës ishte e planifikuar”, publikohet videoja ku Kristi nxjerr zbuluar strategjitë e produksionit

    March 29, 2023

    Netanyahu i kundërpërgjgjet Biden: Izraeli i merr vendimet vetë, nuk ndikohemi nga presionet

    March 29, 2023

    Olta “revoltohet” nga injorimi i Luizit: Është kafshë, është njeri i keq

    March 29, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    March 29, 2023

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.