KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Benitën jashtë me qit”, këngëtarja Benita Zena flet për reagimin e motrës së Aurorës

“Benitën jashtë me qit”, këngëtarja Benita Zena flet për reagimin e motrës së Aurorës

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” dhe njëherësh këngëtarja, Benita Zena, ka folur së fundmi për një video virale nga dasma e Aurorës, në të cilën dëgjohet një fjali që duket se i referohet asaj.

Në videon që kishte bërë xhiron para disa ditësh në rrjetet sociale, motra e Aurorës, Shkurta duket se ka pasur një reagim për Benita Zenën, megjithëse momenti nuk ishte shumë i qartë dhe nuk mund të konfirmohet saktësisht se çfarë ka ndodhur.

Ajo që duket se u dëgjua në video janë fjalët: “Labinot, Benitën jashtë me qit”.

Duke folur pikërisht për këtë moment, Benita deklaroi se fillimisht kishte menduar se është organizatore e dasmës, derisa u prezantua më pas me të.

Këto deklarata ajo i bëri së fundmi në një intervistë për Prive Klan Kosova.

“Unë faktikisht atë video, dje ma dërgoi dikush se nuk kam qenë shumë në rrjedha as kohë faktikisht me i pa, unë për atë gocën në fjalë që u dëgju t’u bërtit në fillim kom mendu se është organizatore e dasmës derisa ma prezantun, kështu që nuk kam koment, unë prap se prap jam kënaq në dasmë e kom shiju deri në fund edhe ja uroj prap ma të mirat çiftit”, ka thënë Benita.

Reagimi i motrës së Aurorës megjithatë mund të ketë ardhur pas fustanit që Benita kishte veshur në dasmë.

Edhe pse fustani ishte në një nuancë të hapur të kaltër, në fotografi dhe video ai dukej i bardhë, gjë që kishte shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.