Benita Zena ka folur për herë të parë më gjerësisht pas rrugëtimit të saj në Big Brother, duke komentuar eliminimin pak para finales dhe reagimin e publikut ndaj saj.
Në një intervistë për emisionin “Artistët Shqiptarë”, e pyetur nga moderatori Butrint Pasjaqa se pse mendon se u eliminua në një moment kur po fitonte gjithnjë e më shumë pëlqimin e publikut, Benita tha se e kishte ndjerë se një skenar i tillë mund të ndodhte.
Ajo tregoi se momenti i eliminimit nuk ishte krejtësisht i papritur për të, sidomos pasi dëgjoi reagimet gjatë spektaklit.
Foto: Instagram
“Me të treguar të drejtën, nuk ka qenë diçka befasi për mua. E kam pritur deri në një moment. Kur e kam dëgjuar publikun dhe kur Jonida thotë Benita apo Hygerta, kur e kam ndjerë Bugattin, thashë: shkova unë. Kur u zgjat, thashë se me siguri do të ndodhë një padrejtësi”, u shpreh ajo.
Benita tha se, pavarësisht mosarritjes së finales, beson se ka fituar diçka më të rëndësishme, mbështetjen e publikut.
“E kam marrë zemrën e publikut dhe finalja nuk është asgjë. E kam merituar ndoshta edhe fitoren”, deklaroi ajo.
Gjatë intervistës, foli edhe për dasmën e Klodit dhe Elijonës, moment i cili mori shumë vëmendje gjatë qëndrimit të saj në reality show.
Benita theksoi se në një format të tillë është normale që emocionet, dramat dhe momentet spektakolare të jenë pjesë e lojës.
“Kur je në një reality show, deshe apo nuk deshe, ke hyrë për të bërë show. Njerëzit kur e hapin televizorin duan të shohin skena, drama dhe momente interesante. Asnjë lot nuk ka qenë fals. Ka pasur pak shou dhe pak përnjëmend”, tha tutje. /Telegrafi/
