Jude Bellingham ka zbuluar anën më personale të jetës së tij, duke rrëfyer se sezoni i kaluar ishte veçanërisht i vështirë për shkak të presionit dhe ngarkesës së vazhdueshme në futboll.
Në intervistën për “British Vogue”, mesfushori i Real Madridit pranoi se kishte pasur vështirësi për ta menaxhuar stresin.
“Ndihesha sikur futbolli po më konsumonte. Më shkaktonte shumë tension dhe stres, ndaj fillova të flisja me dikë që më ndihmoi jashtëzakonisht shumë”, tha ai.
Anglezi tregoi se ritmi i ndeshjeve ndikon edhe në jetën e përditshme. Katër takime brenda dy javësh, sipas tij, nënkuptojnë shumë pak kohë për pushim dhe rikuperim.
Ai foli edhe për famën dhe përgjegjësinë që vjen me të, duke theksuar se dëshiron të shihet fillimisht si një njeri i zakonshëm dhe jo vetëm si futbollist.
Bellingham pranoi se ende ka shumë gjëra për të mësuar jashtë fushës, pavarësisht përvojës së madhe që ka fituar në futboll. /Zëri

