KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Beli i saj bëhet temë diskutimi në rrjet, modelja e Victoria’s Secret përballet me reagime të shumta

Beli i saj bëhet temë diskutimi në rrjet, modelja e Victoria’s Secret përballet me reagime të shumta

Fotografitë e modeles Beca Michie nga sfilata e këtij viti e Victoria’s Secret kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku vëmendjen e publikut e ka tërhequr beli i saj jashtëzakonisht i hollë.

Disa përdorues e kanë cilësuar pamjen e saj si ‘të frikshme’, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësimin për ndikimin që standarde të tilla të bukurisë mund të kenë te të rinjtë.

Diskutimet për përmasat e saj nuk janë të reja.

Sipas të dhënave të agjencisë së modeles, beli i saj është 53 centimetra, çka ka nxitur prej vitesh spekulime nëse kjo pamje lidhet me tiparet natyrore, këndet e fotografimit, përpunimin digjital apo ndërhyrjet estetike.

Megjithatë, nuk ka prova që ajo ka hequr brinjë, ndaj këto pretendime nuk mund të paraqiten si fakte.

Michie ka treguar më herët se gjatë fëmijërisë është përballur me tallje për pamjen e saj dhe se komentet e të tjerëve kanë ndikuar në vetëbesimin e saj.

Ajo ka zbuluar gjithashtu se ka marrë komente fyese dhe kërcënime në internet, duke u bërë thirrje njerëzve të jenë më të kujdesshëm kur komentojnë trupin e të tjerëve.

Foto: X

“Nuk jam produkt, jam person”, ishte mesazhi i saj.

Rasti ka rikthyer në vëmendje edhe standardet e bukurisë në industrinë e modës.

Sipas një analize të Vogue Business për 9.283 kombinime të prezantuara në 219 sfilata për sezonin pranverë/verë 2027, 97,5 për qind e modeleve mbanin veshje të madhësive standarde, e vetëm 0,5 për qind përfaqësonin kategorinë ‘plus-size’.

Derisa disa e mbrojnë modelen nga gjykimet për pamjen, të tjerë vënë në pikëpyetje idealet e trupit që promovohen në pasarelat e modës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.