Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për investimet dhe sukseset në shëndetësi, duke ngritur pesë çështje që, sipas tij, dëshmojnë problemet e sistemit shëndetësor, raporton GazetaBlic.
Haxhiu ka kritikuar listat e gjata të pritjes, mungesën e barnave esenciale, problemet me frytnimin e asistuar mjekësor dhe largimin e mjekëve nga Kosova.
Ai ka kërkuar nga Kurti transparencë për investimet dhe publikimin e listës së 171 mjekëve që pretendohet se janë kthyer në Kosovë gjatë vitit 2025.
Burimi: gazetablic.com ↗

