KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Befasi në Wimbledon, Alexandra Eala eliminon kampionen në fuqi Iga Swiatek

Befasi në Wimbledon, Alexandra Eala eliminon kampionen në fuqi Iga Swiatek

Tenistja filipinase Alexandra Eala ka bërë një tjetër hap të madh në karrierën e saj, duke regjistruar një fitore historike në Wimbledon pasi mposhti kampionen në fuqi Iga Swiatek.

21-vjeçarja, e renditur si e 29-ta në turne, triumfoi me rezultat 7-6, 6-2 në një ndeshje që zgjati 2 orë e 14 minuta, duke siguruar kualifikimin në raundin e katërt dhe duke regjistruar një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni të Grand Slamit.

Seti i parë ishte jashtëzakonisht i luftuar dhe zgjati 85 minuta, ku Eala arriti ta fitonte tie-break-un dramatik me rezultatin 11-9, duke shpëtuar edhe disa set-pointe të rëndësishme ndaj polakes.

Në setin e dytë, Eala mori kontrollin e plotë të lojës, duke shfrytëzuar një Swiatek gjithnjë e më të pasaktë, e cila bëri mbi 40 gabime të pashfrytëzuara gjatë ndeshjes. Filipinasja realizoi dy break-e të shpejta dhe e mbylli sfidën me siguri.

Pavarësisht se Swiatek arriti të rikthente një nga break-et dhe shpëtoi dy match-point-e, ajo nuk arriti ta ndalë eliminimin e saj të hershëm nga Wimbledon, për herë të tretë në pesë vitet e fundit.

Kjo fitore ka një peshë të veçantë për Eala, pasi është hera e dytë në karrierë që ajo mposht Swiatek, e cila vitin e kaluar kishte fituar Wimbledonin me një finale dominuese.

Eala kishte bërë histori më herët në turne duke u bërë tenistja e parë nga Filipinet që fiton një ndeshje në shortin kryesor të Wimbledonit, pas triumfit ndaj Renata Zarazua në raundin e parë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.