KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BeerFest Kosova 2026 vjen me 2,3 dhe 4 tetor – muzikë, birra dhe atmosferë festive

BeerFest Kosova 2026 vjen me 2,3 dhe 4 tetor – muzikë, birra dhe atmosferë festive

BeerFest Kosova 2026 po vjen më 2, 3 dhe 4 tetor 2026, me një koncept të ri dhe tri net të mbushura me shume lloje te birrave, muzikë, pije, ushqime dhe argëtim.

Edicioni i sivjetmë do të mbahet në Parkingun e AMC Hall në Prishtinë, i cili do të shndërrohet në një hapësirë të madhe festive për të gjithë adhuruesit e muzikës, birrës dhe atmosferës së BeerFest-it.

BeerFest Kosova synon të sjellë një përvojë të plotë festivali, ku muzika, shoqëria dhe energjia e publikut bashkohen për të krijuar tri net të paharrueshme në kryeqytet.

Biletat “Beerlovers” kushtojnë 10 euro dhe mund të sigurohen online përmes platformës Rave Travel. Numri i biletave “Beerlovers” është i kufizuar, prandaj të interesuarit ftohen t’i sigurojnë ato me kohë.

BeerFest Kosova është event i dedikuar vetëm për personat mbi 18 vjeç.

Një program i pasur argetues me shume lojera me pije dhe muzikë, do ta ndezë festivalin gjatë të tri netëve.

Ne kete edicion, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë një përzgjedhje të gjerë të birrave vendore dhe ndërkombëtare dhe aktivitete tjera argëtuese, duke perfshi edhe lojera shperblyese!

Më shumë informacione rreth programit, artistëve dhe aktiviteteve do të publikohen së shpejti në kanalet zyrtare të festivalit.

Për më shumë detaje të festivalit:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.