Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka marrë një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare.
Ajo është nderuar me çmimin prestigjioz “Global Hitmaker Award” në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”, transmeton IndeksOnline.
Ky çmim vjen si vlerësim për suksesin e saj në skenën muzikore botërore dhe kontributin në industrinë e muzikës, ku Bebe Rexha është shndërruar në një nga emrat e njohur të pop-it ndërkombëtar.
Gjatë fjalimit të saj, artistja nuk la pa përmendur edhe rrënjët shqiptare, duke treguar se identiteti i saj kombëtar ka një rëndësi të veçantë në jetën dhe karrierën e saj.
“Ne jemi shqiptarë dhe nëna ime vendoste plastikë mbi mobiliet, sepse nuk donte që t’i ndotnim. Por unë aty shkruaja këngët e mia. Pikërisht aty përfundova duke shkruar një nga hitet e mia të para”, u shpreh ajo.

