Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga Venecia, duke sjellë momente nga qëndrimi i saj në qytetin romantik italian.
Këngëtarja shqiptare shfaqet duke pozuar në ballkon, ndërsa në sfond duken pamjet karakteristike të Venecias.
Për këtë paraqitje, ajo ka zgjedhur një palë reçipeta rozë, të kombinuara me një pallto prej pelushi, duke krijuar një dukje të guximshme dhe elegante.
Foto: Bebe Rexha / Instagram
Bebe pozon në foto të ndryshme në ballkon, ndërsa arkitektura dhe peizazhi i Venecias shërbejnë si sfond për imazhet e saj.
Me stilin e saj të veçantë dhe paraqitjen plot vetëbesim, këngëtarja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë reaguar ndaj fotografive të reja nga qyteti italian.
Foto: Bebe Rexha / Instagram
Bebe Rexha njihet për eksperimentet e saj me modën dhe paraqitjet e veçanta, ndërsa edhe këtë herë ka zgjedhur një kombinim që bie menjëherë në sy.
Foto: Bebe Rexha / Instagram
Foto: Bebe Rexha / Instagram