KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

BE-ja paralajmëron Trumpin se ‘Evropa ka mjete për të mbrojtur interesat e saj’

BE-ja paralajmëron Trumpin se ‘Evropa ka mjete për të mbrojtur interesat e saj’

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian ka paralajmëruar se blloku do të “mbajë qëndrimin” ndaj kërcënimeve tarifore të Donald Trump, dhe se ka një “grup mjetesh” për të mbrojtur interesat e tij.

Kaja Kallas u takua sot në Bruksel me ministrin e Mbrojtjes të Danimarkës dhe ministrin e Jashtëm të Grenlandës, transmeton Telegrafi.

“Siguria e Arktikut është një interes i përbashkët transatlantik dhe një që mund ta diskutojmë me aleatët tanë amerikanë”, thotë ajo në X pas takimit.

“Por kërcënimet tarifore nuk janë mënyra për ta bërë këtë. Sovraniteti nuk është për tregti. Ne nuk kemi interes të fillojmë një luftë, por do të mbajmë qëndrimin tonë. Evropa ka një gamë mjetesh për të mbrojtur interesat e saj”, shtoi ajo.

Kallas ka të ngjarë t’i referohet instrumentit anti-shtrëngim të BE-së, i cili do t’i lejonte bllokut të vendoste tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së, të kufizonte investimet dhe tregtinë amerikane me Evropën dhe të kufizonte qasje në tregun e vetëm.

Është arma më e fuqishme tregtare e bllokut dhe nuk është përdorur kurrë më parë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.