KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

BE-ja nuk është gati t’i japë Ukrainës një datë për anëtarësim

BE-ja nuk është gati t’i japë Ukrainës një datë për anëtarësim

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së ka thënë se nuk beson se vendet brenda bllokut janë gati t’i japin Ukrainës një datë të caktuar për anëtarësimin e saj.

Duke folur në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kaja Kallas tha: “Ndjesia ime është se shtetet anëtare nuk janë gati të japin një datë konkrete”, transmeton Telegrafi

“Ka shumë punë për t’u bërë dhe pastaj (prioriteti) dhe nevoja urgjente është të veprohet dhe të tregohet se Ukraina është pjesë e Evropës”, shtoi ajo.

Një raport nga Politico javën e kaluar sugjeroi se BE-ja po punon për një plan për t’i dhënë Ukrainës anëtarësim të pjesshëm në bllok që vitin e ardhshëm.

Do të ishte një veprim i paprecedentë, duke pasur parasysh hapat e kërkuar për të fituar anëtarësimin.

Hungaria, e cila ka qenë në bllok që nga viti 2004, është një anëtar kyç që hedh poshtë pretendimin e Ukrainës, me kryeministrin e saj Viktor Orban që postoi vetëm dje se fjalimi i Volodymyr Zelensky “është pikërisht arsyeja” pse” Kievi nuk mund të bashkohet me BE-në. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.