KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

BE e shqetësuar për dhunën gjatë protestës së PD-së në Tiranë

BE e shqetësuar për dhunën gjatë protestës së PD-së në Tiranë

Delegacioni i Bashkimi Europian në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e djeshme të Partia Demokratike në Tiranë, duke shprehur shqetësim për aktet e dhunës që rrezikojnë jetët e njerëzve.

Në një deklaratë të publikuar për mediat, Delegacioni i BE-së kujton se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike dhe duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të sundimit të ligjit dhe sigurisë së të gjithë individëve.

“Ne shprehim shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë që rrezikojnë jetët njerëzore”, thuhet në deklaratë.

Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë përmbajtje dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive, duke theksuar rëndësinë e reformave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në dritën e reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, përfundon deklarata e Delegacionit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.