Në kontekstin e ri gjeopolitik, zgjerimi i BE-së nuk duhet të shihet vetëm si një projekt ekonomik, por edhe si çështje sigurie dhe stabiliteti, tha zv. kryeministri i Parë dhe Ministri për Çështjet Evropiane Bekim Sali.
Ai tha se Maqedonia dhe vendet e tjera kandidate për në BE duhet të përshpejtojnë procesin e reformave përmes punës së koordinuar midis qeverive, parlamenteve dhe aktorëve politikë.
“Në një kohë kur Evropa po përballet me sfida të papara gjeopolitike, pasiguri dhe ndikime të dëmshme të jashtme, lënia e pjesëve të kontinentit tonë në një zonë gri nuk është një opsion. Prandaj, zgjerimi duhet të mbetet një investim strategjik për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të qëndrueshme dhe ne duhet ta përkthejmë këtë angazhim politik në rezultate konkrete”, tha Bekim Sali.
Delegacioni i BE-së në Shkup bëri thirrje që momentumi i ri për zgjerim të transformohet në reforma konkrete dhe rezultate të besueshme. Zëvendëskryetari i Delegacionit të BE-së në Shkup, Ben Nupnau, theksoi gjithashtu rëndësinë e integrimit gradual, përmes të cilit qytetarët dhe bizneset do të jenë në gjendje të ndiejnë përfitimet e BE-së gjatë vetë procesit të pranimit.
“Së pari, momenti për zgjerim duhet të përkthehet në reforma dhe rezultate konkrete dhe të besueshme dhe anasjelltas. Së dyti, integrimi gradual do t’u sjellë përfitime BE-së qytetarëve dhe bizneseve gjatë gjithë procesit dhe së treti, të gjithë duhet të përdorim përvojën dhe ekspertizën ekzistuese në rajon”, thotë Ben Nupnau./Telegrafi/