KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BDI: VLEN vazhdon të merret me studentët, por tubimi pro Vuçiqit në Kumanovë ngre alarm për ndikime të huaja

BDI: VLEN vazhdon të merret me studentët, por tubimi pro Vuçiqit në Kumanovë ngre alarm për ndikime të huaja

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për tubimin pro politikave të Aleksandar Vuçiqit, të mbajtur në Kumanovë.

Sipas kësaj partie tubimi në Kumanovë në mbështetje të Aleksandar Vuçiqit, i shoqëruar me thirrje kundër Kosovës përbën shqetësim.

BDI vlerëson se këto zhvillime vijnë vetëm pak kohë pasi në debatet evropiane u ngritën shqetësime serioze se vendi po rrëshqet nën ndikimin e konceptit të ashtuquajtur “bota serbe”.

“Ndërsa hapen pyetje serioze për ndikime të huaja, për orientimin strategjik të shtetit dhe për cenimin e kursit euroatlantik, VLEN vazhdon të merret me studentët shqiptarë dhe me sulme ndaj zërit të rinisë shqiptare. Kur organizohen tubime me thirrje kundër Kosovës, kur ngrihen dyshime për ndikime serbe në nivelet më të larta të pushtetit, kur cenohet orientimi politik i shtetit, heshtje”, reagon BDI.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.