KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

BDI: Shasivari e prolongon zgjidhjen, 12 kandidatë shqiptarë edhe në tetor do ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën maqedone

BDI: Shasivari e prolongon zgjidhjen, 12 kandidatë shqiptarë edhe në tetor do ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën maqedone

Nga BDI në një kumtesë për media thonë se deri sa ministri Jeton Shasivari vazhdon me konsultime dhe paralajmërime për provimin e Jurisprudencës, 52 kandidatë do t’i nënshtrohen sesionit të tetorit në gjuhën maqedonase, 12 prej tyre shqiptarë.

Nga BDI thonë se kjo nuk është zgjidhje, por është prolongim.

“Shasivari, dikur si profesor, kritikonte ministrin e atëhershëm të Drejtësisë për pamundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sot, si ministër, në vend që ta zgjidhë këtë çështje, kërkon edhe më shumë kohë, takime dhe konsultime. E njëjta skemë po përsëritet sikur i kemi parë e dëgjuar eksponentët tjerë të VLEN-it: premtime kur janë në opozitë, ndërsa shtyrje dhe arsyetime kur janë në pushtet”.

“Studentët shqiptarë nuk kanë nevojë për një tjetër premtim. Kanë nevojë për një zgjidhje që zbatohet. Shasivari duhet të përgjigjet: nëse provimi i jurisprudencës në shqip është vërtet “drejt zgjidhjes”, pse 12 kandidatë shqiptarë duhet ta japin edhe gjatë sesionit të tetorit në maqedonisht? BDI kërkon që kjo çështje të zgjidhet menjëherë, e jo të përdoret si një tjetër premtim i prolonguar”, thonë nga BDI.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.