KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BDI: OBRM-PDUKM po partizon Prokurorinë në vend

BDI: OBRM-PDUKM po partizon Prokurorinë në vend

BDI sot ka akuzuar OBRM-PDUKM-në për partizim të Prokurorisë në vend.

“Presioni skandaloz i tipit verikorean nga OBRM-PDUKM dhe i të amnistuarit të fuqishëm Antonio Milloshoski ndaj Prokurorisë dhe drejtësisë vazhdon dhe po fundoset në dëshpërim.

OBRM-PDUKM ankohej për përndjekje nga LSDM dhe PSP, ndërsa sot po bën të njëjtën gjë në mënyrën më brutale dhe nga e përndjekur, u shndërrua në përndjekëse politike.

Mos ia bëj tjetrit atë që nuk dëshiron të ta bëjnë ty!

I fuqishmi Milloshoski, nga thirrjet e parullave “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, arriti deri te amnistia për krim të konfirmuar dhe për këtë arsye nuk ka kredibilitet politik, njerëzor e juridik.

OBRM-PDUKM të ndalojë partizimin e Prokurorisë dhe përndjekjen politike.

BDI tashmë e ka informuar të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, e cila është e skandalizuar nga presioni brutal partiak dhe porositë ndaj prokurorisë.

E inkurajojmë prokurorinë që, aty ku nuk ka vepër, nuk ka prova dhe nuk ka dëm, t’i hedhë poshtë kallëzimet penale politike për përndjekje politike dhe të mos bie nën presionin qeveritar e partiak, por të veprojë sipas ligjit”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.