Nga BDI thonë se deklarata e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari ka shkaktuar dëm të rëndë ndaj së vërtetës historike dhe kauzës së shqiptarëve.
“Barazimi i viktimave të regjimit të Millosheviqit me agresorët prek drejtpërdrejt sakrificën e një populli të tërë dhe përpjekjen e tij për liri”.
“Komunikatat e VLEN-it nuk mund ta mbulojnë këtë qëndrim. Kur një mendësi politike shfaqet kaq qartë përmes deklaratave të përfaqësuesve të vet, formulimet e mëvonshme nuk e zhbëjnë atë”.
“Kjo është ideologjia e VLEN-it. Sot ajo u shpreh publikisht nga ministri i tyre i Drejtësisë. Dëmi ndaj kauzës shqiptare është i paprecedentë dhe kërkon përgjegjësi të qartë politike”, thonë nga BDI.