Vazhdojnë akuzat e BDI-së në drejtim të Izet Mexhitit, për të cilin thonë se “njeriu që u bë milioner duke e varfëruar Çairin, sot mundohet të shitet si ndryshim, por qytetarët e dinë të vërtetën”.
“Struktura e tij politike funksionon me të njëjtën logjikë si klanet mafioze, besnikëri familjare, interesa personale dhe kontroll përmes njerëzve klanit. Për më shumë se 20 vite, ai dhe klani i tij uzurpuan përfaqësimin e shqiptarëve në Shkup dhe ia shkatërruan të ardhmen një gjenerate të tërë të të rinjve të Shkupit. Ndërkohë, po rritet vetëm pasuria dhe ndikimi i tij personal”.
“Shqiptarët nuk kanë nevojë për riciklim të së njëjtës mendësi që instaloi vazalitetin dhe keqpërdorimin si model i politikbërjes”, thonë nga BDI.