KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

BDI: Fillkovi e barazon gjuhën shqipe me zero, VLEN hesht

BDI: Fillkovi e barazon gjuhën shqipe me zero, VLEN hesht

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë ndaj deklaratave dhe veprimeve të Ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili me qasjen e tij të fundit po e barazon gjuhën shqipe me zero në institucionet e shtetit.

Përpjekja për ta përjashtuar shqipen nga provimi i jurisprudencës, për ta minuar përdorimin e saj dhe për ta trajtuar si çështje të mbyllur, nuk është vetëm shkelje e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, por është goditje e drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe rendit kushtetues të vendit.

Gjuha shqipe është kategori kushtetuese, është kategori ligjore, e drejtë e fituar me sakrificë dhe themel i barazisë mbi të cilën qëndron shteti multietnik. Çdo tentativë për ta zbehur apo për ta përjashtuar atë përbën kthim prapa.

Po aq shqetësuese është heshtja e koalicionit VLEN, i cili në vend se të mbrojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë, zgjedh të bëjë spektatorin përballë një tendence të rrezikshme për zhbërjen e standardeve të arritura.

BDI rikujton se barazia gjuhësore nuk negociohet dhe nuk relativizohet. Ajo zbatohet. Çdo veprim ndryshe do të hasë në kundërshtimin tonë të vendosur institucional dhe politik.

Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero. Ajo është pjesë e identitetit, e Kushtetutës dhe e realitetit të pakthyeshëm të këtij shteti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.