Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë se kalimi në raund të dytë i kandidatit të tyre për kryetar në Bërvenicë, Arkin Jahiji, është është dëshmi e mbështetjes së qytetarëve dhe e rëndësisë së angazhimit të vazhdueshëm për përfaqësim dinjitoz, zhvillim lokal dhe institucione që u shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim.
“BDI shpreh mirënjohje dhe faleminderime për çdo qytetar që mori pjesë në procesin zgjedhor dhe për të gjithë ata që mbështetën kandidaturën e Arkin Jahijit. Bërvenica meriton një komunë ku zëri i çdo qytetari dëgjohet, ku investimet dhe shërbimet shpërndahen në mënyrë të barabartë dhe ku bashkëjetesa ndërtohet mbi respektin dhe barazinë”.
“Ne mbetemi të përkushtuar që, së bashku me qytetarët, të vazhdojmë angazhimin për një përfaqësim të drejtë dhe për një të ardhme më të mirë për Bërvenicën”, thonë nga BDI.

