KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BDI: 40 avancime në Regjistrin Qendror, asnjë për shqiptarët

BDI: 40 avancime në Regjistrin Qendror, asnjë për shqiptarët

BDI ka reaguar në lidhje me avancimet në Regjistrin Qendror. Sipas BDI-së, nga 40 avancimet që janë bërë së fundmi në këtë institucion, asnjë shqiptar nuk është përfshirë.

“Bashkimi Demokratik për Integrim e konsideron këtë zhvillim si një shkelje të rëndë të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe një alarm serioz për mënyrën se si po trajtohen shqiptarët në institucionet shtetërore. Në një institucion publik ku janë realizuar 40 avancime, fakti që asnjë shqiptar nuk është avancuar tregon qartë se përfaqësimi nuk është më standard, por është bërë përjashtim”.

“VLEN-i, si pjesë e qeverisë, mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë gjendje. Ndërkohë që të drejtat e shqiptarëve duhet të mbrohen, ata kanë zgjedhur të heshtin. BDI kërkon sqarim të menjëhershëm për kriteret dhe procedurat e këtyre avancimeve, si dhe marrjen e masave konkrete për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe të barabartë. Shqiptarët nuk mund të trajtohen si të padukshëm në institucionet e këtij shteti”, thonë nga BDI.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.