KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

BBC Global Women interviston Qamile Marra, shqiptaren që pretendohet se është gruaja më e vjetër në botë

BBC Global Women interviston Qamile Marra, shqiptaren që pretendohet se është gruaja më e vjetër në botë

Qamile Marra është shqiptarja më e vjetër në botë.

E për 117 vjeçaren një videreportazh e ka bërë edhe media e madhe BBC Global Women, transmeton Telegrafi.

Gjatë intervistës, Marra tregon se ka lindur më 19 gusht 1909, gjatë periudhës së sundimit osman, dhe ishte 36 vjeçe pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ajo ka kaluar pothuajse të gjithë jetën në një fshat shqiptar, ku është marrë me kultivimin e ushqimeve dhe kujdesin për bagëtinë. E rrethuar nga pemët frutore, 117-vjeçarja ka ruajtur ndër vite një mënyrë jetese të lidhur ngushtë me natyrën dhe punët e fshatit.

“Jeton aq gjatë sa ka vendosur Zoti”, ka thënë Marra për AFP-në.

Nëse datëlindja e saj konfirmohet, ajo do të ishte dy ditë më e moshuar se britanikja Ethel Caterham, e cila njihet nga Guinness World Records si personi më i moshuar në botë që është ende gjallë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.