KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Bayerni synon rinovimin e kontratës së Harry Kane pas një sezoni të jashtëzakonshëm

Bayerni synon rinovimin e kontratës së Harry Kane pas një sezoni të jashtëzakonshëm

Bayern Munich po planifikon të rinovojë kontratën e sulmuesit të tyre kryesor, Harry Kane, në përpjekje për të siguruar të ardhmen e kapitenit të Anglisë te klubi gjerman.

Sipas raportimeve, gjigantët gjermanë janë të gatshëm t’i ofrojnë 32-vjeçarit një rritje pagese si pjesë e marrëveshjes së re.

Negociatat po udhëhiqen nga CEO i Bayernit, Jan-Christian Dreesen, i cili ka zhvilluar tashmë diskutime fillestare me përfaqësuesit e Kane.

Kane ka shfaqur një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke luajtur në 37 ndeshje dhe duke shënuar 45 gola, ndërkohë që ka dhuruar edhe 5 asistime.

Ky rekord i jashtëzakonshëm e ka forcuar statusin e tij si një nga sulmuesit më produktivë në Evropë.

Bayerni është i vendosur të mbajë në skuadër sulmuesin e tyre kryesor, duke theksuar synimin për të ndërtuar ekipin rreth Kane, në përpjekje për sukses në kampionatin vendas dhe në garat evropiane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.