Bayern Munich po shqyrton brenda klubit mundësinë e rikthimit të sulmuesit 37-vjeçar, Eric Maxim Choupo-Moting, sipas mediumit Plettigoal.
Choupo-Moting do të mbetet lojtar i lirë në fund të vitit dhe, sipas informacionit, është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore deri në fund të sezonit. Sulmuesi do ta pranonte rolin e zëvendësuesit të Harry Kane, duke u përfshirë në ekip si alternativë në sulm shkruan Indeks Online.
Vendimi përfundimtar ende nuk është marrë, ndërsa drejtuesit e bavarezëve po vlerësojnë nëse rikthimi i tij do të ishte zgjidhje e përshtatshme për pjesën e dytë të sezonit.
Choupo-Moting ka veshur më parë fanellën e Bayernit dhe është i njohur te tifozët për përvojën dhe profesionalizmin e tij si opsion në ekip./IndeksOnline/

