Bayern Munich është shpallur kampion i Gjermanisë , pas një fitoreje të madhe me rezultat 4-2 ndaj VfB Stuttgartit në një ndeshje me shumë gola dhe kthesa.
Takimi nisi me surprizë, pasi Stuttgarti kaloi i pari në epërsi në minutën e 21-të, kur Chris Führich realizoi për 0-1.
Por reagimi i Bayernit ishte i shpejtë dhe i fuqishëm, ku në minutën e 31-të barazoi Raphael Guerreiro, i cili përfitoi nga pasimi i Musialas dhe shënoi me një goditje të fortë nën traversë për 1-1.
Vetëm dy minuta më pas, në minutën e 33-të, bavarezët përmbysën rezultatin me golin e Nicolas Jackson, pas një aksioni ku rol kyç pati Luis Díaz (2-1).
Dominimi vazhdoi dhe në minutën e 37-të Bayern e rriti avantazhin në 3:-, kur një goditje e Alphonso Davies u devijua dhe përfundoi në rrjetë, sërish pas asistimit të Luis Díaz.
Në pjesën e dytë, Bayern e mbylli praktikisht ndeshjen në minutën e 52-të, kur Harry Kane shënoi për 4-1, duke qenë në vendin e duhur pas një topi të kthyer në zonë.
Stuttgarti nuk u dorëzua dhe arriti ta ngushtojë rezultatin në fund: në minutën e 89-të, Chema Andres realizoi një volej spektakolar nga skaji i zonës, duke e dërguar topin në këndin e sipërm për 4-2, me asistim të Atakan Karazorit.
Me këtë fitore dhe me 79 pikë në tabelë, Bayern Munich kurorëzohet kampion i Bundesligës, duke vulosur një sezon të suksesshëm me një paraqitje bindëse në momentin vendimtar. /Telegrafi/