Bayern Munich po shqyrton mundësinë e afrimit të sulmuesit të Club Brugge, Nicolo Tresoldi, në përpjekje për të forcuar repartin e sulmit për të ardhmen.
Sipas “Absolut Bayern”, kampionët e Gjermanisë e kanë ndjekur 22-vjeçarin, ndërsa departamenti i tyre i skautëve e ka vëzhguar atë në aksion në disa raste.
Mundësia e transferimit të tij është diskutuar gjithashtu në nivel bordi disa javë më parë.
Tresoldi ka kaluar një sezon mbresëlënës, duke shënuar 14 gola në 17 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Statistikat e tij në Ligën e Kampionëve janë veçanërisht të spikatura, me pesë gola në katër ndeshje.
/GazetaBlic Sport
Burimi: gazetablic.com ↗

